Ambasada gjermane në Tiranë ka ndarë lajmin e mirë për shtetasit shqiptarë që kërkojnë takime për viza pune.
Sipas përfaqësisë gjermane këtu, do të jenë familjarët të cilët do të përfitojnë, pasi do të jetë një kategori e re regjistrimi që do të quhet “Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe europian”.
Postimi i Ambasadës Gjermane:
Sektori i Vizave informon se duke filluar nga ❗01.01.2022 ❗ do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. Kategoria “Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe europian” u mundëson aplikuesve që synojne bashkim familjar me bashkeshortët ose femijët gjerman dhe europian lënien e nje takimi me te shpejte”./albeu.com/