Ambasada amerikane mesazh për zgjedhjet: Kandidatët të sillen në përputhje me ligjet elektorale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale ditën e djeshme për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në reagimin e saj, ambasada amerikane thotë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbështetur zgjedhjet deri në fundin e tyre me sukses.

Gjithashtu bëjnë thirrje për të nxitur partitë të paraqesin ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit, si dhe partitë dhe kandidatët të respektojnë ligjet elektorale, pa nxitur dhunë dhe duke treguar kështu që janë të aftë për të udhëhequr dhe përfaqësuar Shqipërine.

Në mbyllje të mesazhit, ambasada ka përsëritur qëndrimin se SHBA do të marrë masat e duhura kundrejt atyre që do shkaktojnë nxitjen e dhunës apo trazirave gjatë procesit elektoral.

“Sezoni i fushatës zgjedhore në Shqipëri nisi zyrtarisht dje për të ecur drejt zgjedhjeve kombëtare në 25 prill. Shtetet e Bashkuara mirëpresin fillimin zyrtar të fushatës dhe, së bashku me autoritetet vendore ndërkombëtarët, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbështetur zgjedhjet deri në përfundimin e tyre me sukses”-shklruhet në mesazhin e ambasadës.


Shtuar 26.03.2021 13:10