Makina përplaset me motorin në Fier, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se motori që shërbente për shpërndarjen e picave, është përplasur sot rreth orës 12:25, te kryqëzimi në qender të qytetit të Fierit, me një automjet tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.K.

Përplasja ka qenë e fortë, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, 29-vjeçari M.S, i cili është dërguar në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja mbas aksidentit. Në vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2021 13:07

Tags: