Alibeaj bën parashikimin: Mos prisni kot! Në datën 8 janar nuk do të ndodhë asgjë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për zhvillimet e fundit brenda PD-së, në një intervistë për Ora Neës.

Alibeaj tha se pasi Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Basha mori një vendim në datën 9 shtator, që sipas tij është tërësisht i bazuar në statut.

Sipas tij, Partia Demokratike duket të jetë e hapur dhe në gjendje të bashkëpunojë me partnerët.

Ai shton se Berisha donte që ta kthente gjithë partinë “non grata”.

Alibeaj: Berisha është shpallur non grata dhe 9 shtator është marrë një vendim për të nga kryetari i partisë duke u bazuar në statut. Kështu kemi përcaktuar disa orientimi politike dhe elektorale. Ky ka qenë një vendim i vështirë për shumë demokratë, por ishte interesit të demokratëve apo hallin e një personi të vetëm. Demokratët dolën nga një masakër elektorale sikurse ishte ajo e 25 prillit, e kështu u lënduan zemrat e shumë demokratëve. Ama nuk është bunkerizuar PD-ja sepse janë vendosur disa simbole të reja ngjyrë blu.

Të qenit i hapur do të thotë se si PD-ja dhe opozita përballet me regjimin dhe se si do të shkojë në qeverisje. Si mundet që PD e lindur në 1990 të mund të synojë rrëzimin e këtij rrëgjimi, pa pasur në krah SHBA-në? Një rrezik i madh do të ishte që të shpallej një parti e tërë e gjitha non grata. Nuk diskutohet nëse hapet apo dera, pasi një parti politike nuk është selia e saj, por varet se sa i shërben elektoralit të saj. PD nuk është një parti kioskë.

Alibeaj theksoi se është e rëndësishme për PD-në është se nuk duhet të qëndrojë vetëm për interesin e demokratëve, por për gjithë shqiptarët.

Alibeaj: E rëndësishme për PD-në është se nuk duhet të qëndrojë vetëm për interesin e demokratëve, por për gjithë shqiptarët. Në qershor ne bëmë zgjedhjet në PD pas masakrës elektorale. Demokratët vendosën në qershor që rruga më e mirë është përballja. Në zgjedhje kufiri mes shtetit dhe partisë nuk ishte i ndarë dhe prandaj jemi këtu në këtë situatë sot. Ky është një pushtet që nuk ka dalë nga zgjedhjet e ndershme. Mos prisni! Asgjë nuk do të ndodhë në datë 8 janar./albeu.com/