Gjykata e Lezhës, ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte nën masa të rrepta sigurie. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari lirim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.
Të lidhura
None found
Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.
