Marjeta dhe Rikard Ljarja janë një nga çiftet ikonë të kinemasë shqiptare. Rikard Ljarja u nda nga jeta rreth dy vite më parë, si pasojë e një sëmundje të rëndë, por historia e tyre do kujtohet gjithmonë si një ndër më të veçantat e seknave shqiptare.
Ata janë dashurar gjatë xhirmive të filmit , “Në pyjet me borë ka jetë” ku Rikardi ishte njëkohësisht regjisro dhe aktor, dhe luante rolin krysor krah Marjetës me të cilën u martuan dhe jetuan vitet më të lumtura siç janë shporehur edhe vetë.
“Rikardit i kishin hyrë ethet e dashurisë për Marjetën, fakt që na e shprehu edhe neve, se ajo ishte vajzë e mirë, një natyrë e pastër. Ne që i thamë: “Merre, ç’pret, ku gjen gocë si ajo”. Dhe ai që e mori jo sepse i thamë ne, apo edhe mbase, por sepse ia tha zemra. Kur e kam takuar Rikardin në vitin 2014 në pushime në Radhimë, pasi iu afrova me kujdes që të mos e bezdisja, i thashë “unë di shumë gjëra për ty” dhe ai u vërejt. Por kur i thashë “jam ai oficeri i kulturës i Bizës kur ti s’dije ç’të bëje me Marjetën”, u ngrit në këmbë, më pushtoi dhe më thirri buzë ujit duke thënë si dikur:”Pa hë? Unë të të kisha kërkuar ty”, shprehet ish-ushtaraku i lartë, Ilirian Ballaj, i cili ka bashkëpunuar atëherë me trupën artistike të filmit në fjalë dhe që sipas tij, dy aktorët në fjalë, u dashuruan përgjatë këtyre xhirimeve.
Marjeta ka qenë ajo e cila ka folur më shumë në intervista për dashurinë e tyre:
“Për mua ai ishte thjesht një aktor me të cilin bëja shkollën dhe pasi të mbaroja shkollën do të largohesha. Kjo lirshmëri e imja ndoshta më bëri interesante në sytë e tij. Ne të dy jemi natyra që plotësojmë njëri-tjetrin. Unë jam ajo e ëndrrave të thjeshta, ndërsa ai me atë thellësinë e tij, me dashurinë për librin dhe pikturën”, është shprehur ajo pak vite më parë./albeu.com/