Aksidentohet Olsa Muhameti e “PërPuthen” (FOTO LAJM)

Autorja e emisionit të njohur “Përputhen”, Olsa Muhameti është aksidentuar me makinën e saj të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka treguar se e kanë përplasur dy studente.

Sakaq, Olsa ka zbuluar se të pranishmit në aksident nuk janë interesuar për ngjarjen, por e pyesin për të ditur informacion rreth emisionit.

“Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente. E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që “Përputhen” tani është në sezonin e tretë dhe në moderim vazhdon të jetë prezantuesja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani./albeu.com/

Shtuar 29.03.2022 16:01