Pochettino largohet nga PSG? Tekniku argjentinas takohet me gjigandët Anglezë

Mauricio Pochettino me shumë gjasa po luan sezonin e fundit të tij në Ligue 1 me PSG-në. Eliminimi nga Champions League duket se ka “tronditur” me themel skuadrën franceze, teksa trajneri do të jetë i pari nga i cili do të fillojnë edhe ndryshimet.

Ish- trajneri i Tottenham mund të kthehet në Premier League, por këtë herë në drejtim të Manchester United.

Sipas “Foot Mercato”, Pochettino duket se është takuar me drejtuesit e Djajve të Kuq për të diskutuar në lidhje me mundësinë për të marrë drejtimin e skuadrës që aktualisht drejtohet nga Rangnick.

Megjithatë, Pochettino është një nga kandidatët për t’u ulur në stolin e United, me këta të fundit që janë takuar javën e kaluar edhe me trajnerin e Ajax-it, Erik ten Hag. /h.ll/albeu.com


Shtuar 29.03.2022 16:04