Aksident tragjik në Greqi: Përplaset për vdekje 5 vjeçarja shqiptare

Një aksident tragjik tragjik ka ndodhur në Lechaina, në Greqi, ku një vajzë 5-vjeaçare, me origjinë shqiptare ka humbur jetën.

Dëshmitarët okularë të cilët ishin të pranishëm pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, thanë se vajza ishte e pozicionuar në anë të rrugës dhe kur makina kaloi e tërhoqi zvarrë duke i shkaktuar plagë të cilat i morën jetën.

Mësohet se vajza ishte e shoqëruar nga prindërit e saj, të cilët janë punëtorë në serat e shalqirit në zonën midis Droselit dhe Moschonerit.

Ngjarja tragjike ka lenë pa fjalë dhe ka tronditur jo vetëm prindërit, të afërmit dhe të dashurit të familjes por edhe të gjithë banorët e zonës pranë së cilës jetonte familja me origjinë shqiptare. Ndërkohë, varrimi i së miturës mësohet se do të bëhet në Shqipëri.

 


Shtuar 11.05.2021 15:41