Aksident në Tiranë/ Makina e përplas tre adoleshentë, dërgohen me urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të një karburanti në Mullet, ku një 24-vjeçar ka përplasur me makinë tre adoleshentë.

Raportohet se të tre të aksidentuarit janë të moshës 17-vjeç, ndërsa pas aksidentit janë transportuar drejt spitalit, për të trajtuar plagët e marra.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24- vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 -vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 7.02.2024 14:54