Aksident në minierën e Fushë Arrëzit, humb jetën punonjësi 20-vjeçar

Një i ri minator ka humbur jetën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në minierën e Qafë Barrit në Fushë Arrëz.

Sipas News24, viktima është punëtori 20-vjeçar me iniciale L.LL.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti tragjik ka ndodhur nga pakujdesia.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 


Shtuar 18.08.2021 20:18