Aksident në meshën e Pashkës/ 4 persona humbin jetën, plagosen rëndë 20 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin Jaboatao në Brazil, pikërisht në momentet kur ishte duke u festuar mesha e Pashkës, ku mijëra njerëz kishin dalë në rrugë.

Sipas të dhënave nga autoritetet, një autobus ka dolw nga rruga dhe ka përplasur kalimtarët që ishin vendosur në bulevard në pritje të ritualit fetar.

Bilanci i aksidentit ishte tepër i rëndë. Të paktën 4 persona humbën jetën menjëherë nga përplasja, teksa 20 të tjerë mbetën të lënduar, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Pamjet e kësaj ngjarje u përhapën me shpejtësi në internet, teksa policia vijon punën për kapjen e drejtuesit të automjetit i cili u largua nga vendngjarja pas aksidentit.


Shtuar 1.04.2024 13:13