Aksident në Maliq, makina përplas 55-vjeçarin me biçikletë, shoferi në gjendje të dehur

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur te kryqëzimi i Libonikut, në Maliq.

Albeu mëson se një makinë ka përplasur 55-vjeçarin, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Shoferi i makinës ka qenë në gjendje të dehur bën me dije policia.

Ndërsa drejtuesi i biçikletës, B.Z, 55 vjeç u dërgua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekëosre.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.

Drejtuesi i mjetit, A.D u shoqërua në komisariat./Albeu.com/.


Shtuar 8.01.2023 18:32