Aksident në Elbasan, 3 të plagosurit dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin vetëm pak minuta më parë.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. J…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. J.

Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 23.11.2021 16:19