Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Mësohet se një mjet është përplasur me një motor. Për pasojë, burrë e grua të cilët po udhëtonin me motor, janë lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.
Ende nuk dihet sesi paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërkohë me drejetuesin e mjetit do të kryen veprime të mëtejshme procedurale.