Aksident i rëndë në Kosovë, vdesin dy fëmijë të moshës 8-vjeçare

Dy fëmijë të moshës 8-vjeçare kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në fshatin Carralevë të Shtimes.

Sipas Policisë së Ferizajt, deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve gjatë lëvizjes për shkak të mos respektimit të shpejtësisë, ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në shiritin e kundërt duke i goditur për vdekje dy këmbësorët në trotuar

“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, drejtuesi i automjetit, V.M, është ndaluar për 48 orë.


Shtuar 9.05.2021 18:55