Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi/ Plagosen 7 persona, mes tyre edhe fëmijë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan.

Si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë mbetur të plagosur. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe më pas janë nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar me 6 ambulanca të spitalit të Peshkopisë.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave paraprake, 5 prej të plagosurve janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë, ndërsa disa prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.

 


Shtuar më 8.10.2026 08:31