Akrobatja shqiptare sfidon serbët që e ofenduan: Do e shihni mirë (FOTO LAJM)

Akrobatja shqiptare, Fiona Rushiti, ka marrë një lum fyerjesh dhe kërcënimesh nga serbet. Ajo zgjoi inatin e tyre pas performancës në Kosovë me veshjen e saj ku kombinonte flamurin shqiptar dhe atë kosovar.

Akrobatja ishte e ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel, për të folur rreth performancës së saj dhe komenteve të shumta nga serbët.

Serbët e ofenduan rëndë për performancën në

“Performanca është bërë në Prishtinë, është liqen dhe për çudi atë ditë nisi bora me dënesë. Edhe vinçi ka dalë me vështirësi. E mendova që të mos shkoja, pasi kisha shumë, shumë të ftohë. E duke qenë se e kisha planifikuar për Pavarësinë e Kosovës, isha e vendosur më pas që ta realizoja performancën. Kisha duart e ftohta dhe e kisha të vështirë të rrija. Kemi bërë 5 orë xhirime. Ishte minus 8 gradë, thashë se do më linte zemra”, tregon fillimisht ajo.

Më pas Fiona u shpreh se zgjodhi atë veshje pasi: “Ne jemi një komb, flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi një gjak, pavarësisht se jemi dy shtete. Janë dy ngjyrat dhe simbolet e dy flamujve”.

Serbët e ofenduan rëndë për performancën në

Ndërsa e pyetur në lidhje me komentet negative që ka marrë nga serbët për këtë performancë, Rushiti shprehet se e kanë ofenduar pafund.

“Çfarë nuk më kanë sharë. Disa i përktheva në “googletranslate”, por gjumin e kam bërë të qetë. Nuk doja të merresha fare me komentet. U mërzita duke i përkthyer sharjet. “Dhi nga malet e Shqipërisë”, ishte një koment që më bëri të qeshur, e pjesa tjetër ishin fyerje të rënda. Më pas nisën edhe shqiptarët që të komentonin, e nisa t’i fshija, pasi nuk doja të kishte një debat”, tregoi akrobatja.

Serbët e ofenduan rëndë për performancën në

Kjo e fundit shtoi se do të shkojë sërish në Kosovë që t’u kthejë përgjigje të gjithëve.

“Unë kam vepra jo fjalë. Do e ngre flamurin aq lart, sa ta shohin mirë”, përfundoi akrobatja, e cila njihet për performancat e saj të rrezikshme.

Shtuar 18.03.2021 03:03