“Ai ka moshën e djalit tim”, Iliri flet për herë të parë për përplasjet me Donaldin

Balerini Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother, për rivalitetin e tij me aktorin e humorit Donald Veshaj. Ai tha se me Donaldin kanë pasur kontraste edhe për shkak të diferencës së madhe që kanë pasur në moshën e tyre.

Sipas Ilirit e vetmja strategji që ka pasur brenda shtëpisë ka qenë të tregonte karakterin e tij.

“Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime.

Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim.

Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra. Kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri.

Pjesë nga biseda në studio:

Kanë kaluar thuajse 3 ditë, si ndihesh jashtë shtëpisë së Big Brother?

Ilir Shaqiri: Shumë herë na është thënë që shikueshmëria ka arritur maja të larta dhe e vërtetë nuk e imagjinonim, megjithëse dhe të ftuarit e cilësonin si super rezultat këtë rrugëtim. Duke dalë e kuptova që ishte e jashtëzakonshme si nga njerëzit si nga përqafimet e tyre dhe komentet që bënin. Këtë e kam përjetuar njëherë nga viti 2000-2007 në Itali si balerin, por ta jetosh në vendin tënd, realisht në gjithë atë që kam perceptuar nuk kam asgjë veçse ti falenderoj të gjithë për suportin, fjalët e mia.

Çfarë ka ndodhur këto 3 ditë?

Ilir Shaqiri: Nuk kam lëvizur shumë, kam qëndruar me mamin e babin. Nuk kam dalë shumë shpesh, thjesht kam qenë në disa vende për të blerë ilace për mamin dhe ajo që kam perceptuar është e jashtëzakonshme. Nuk ka shans të ecësh 1 metër pa u përqafuar nga njerëzit. Kjo është ajo për të cilën kam ardhur, për të cilën kam pranuar ftesën.

Ka një sekret të ditëve të Ilirit që ka mbetur pa u thënë?

Ilir Shaqiri: Ato që kam pasur për t’i thënë, i kam thënë dhe i kam shprehur. Nëse do isha 100% i sinqertë me veten dhe ju, nuk e mendoja kurrë që do të kisha kaq shumë kontrast mendimi, sjellje, qëndrese me shqiptarët, me banorët. Kjo ishte surpriza më e madhe sa i përket rrugëtimit se më pas i mësova.

Kam qenë në kontakt me Sabianin, me Meridianin, Arjolën, Arbrin, kaq. Pak veta.


Shtuar 21.02.2022 22:35