Ahmetaj në telashe? Deklarata e fortë që vuri në siklet Ramën: Si e ka thënë këtë?

Kryeministri Edi Rama u pyet mbi një deklaratë të ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj i cili ka deklaruar se në sezonin turistik Shqipëria mund të ofrojë vaksinim kundrejt pagesës për turistët.

Kjo pyetje nuk u prit mirë nga kryeministri i cili u habit për deklaratën e Ahmetajt dhe tha se nuk e kupton si mund të thotë diçka të tillë Ahmetaj.

“Ministri Arben Ahmetaj ka thënë se në sezonin turistik ne mund të ofrojmë një shërbim për turistët që kundrejt një pagese të kryejnë vaksinën. Sa e vërtet është kjo dhe a do të ofrohet?”, gazetari.

“Mundësia për të vaksinuar turistët mund të ndodh, por është shumë herët për të folur për këtë. Duhen parë si do manovrohet më tej. Por gjithsesi nuk e konfrimoj fare këtë, se kuptoj si e paska thënë Arben Ahmetaj këtë”, Rama.

 


Shtuar 8.04.2021 22:39