Ahmetaj flet si drejtues politik i PS-së në Vlorë: Kemi filluar punën për mandatin e katërt, qëndrimi ndaj Bashkisë i pandryshueshëm

Damian Gjiknuri i ka lënë stafetën Arben Ahmetajt për të qenë drejtues politik i PS-së në Vlorë.

Pas marrjes së postit, Ahmetaj e cilësoi si përgjegjësi ndaj qarkut të Vlorës, ndërsa në lidhje me kryebashkiakun Dritan Leli, mban të njëjtin qëndrimin si PS.

“Në PS nuk zëvendëson askush askënd. Është një përgjegjësi e madhe të jesh drejtues politik në Vlorë. Damiani dhe gjithë stafi këtu ka bërë një punë të shkëlyer, Tetë mandatet i kanë dhënë një rezultat si në 2017 dhe 2021. Në Vlorë nuk ka asnjë surprizë., Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt që kalon nga modernizimi i partisë.

PS nuk ka konflikte ka debate. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Ju garantoj që nuk ka asnjë surprizë nga ato që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i qarkut Damiani. Socialistët janë të bashkuar dhe vazhdojnë të fitojnë. Po bëhemi gati për mandatin e katërt. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë po në atë rrugë si në dy mandatet e para. Vlora ka qenë e privilegjuar se ka pasur kryeministrin deputet”, tha Ahmetaj./albeu.com

 


Shtuar 21.09.2021 20:58