Ancelotti me fjalë të mëdha për talentin e transferuar në verë: Nuk ndjen presion, luan çdo rol

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjen në La Liga përballë Mallorcas.

Ndër të tjera, tekniku italian foli edhe për talentin e ardhur së fundmi në skuadër, Eduardo Camavinga duke u shprehur me fjalë të mëdha: “Ai ka të gjitha kredencialet për të luajtur për Real Madridin, është i ri dhe nuk ndjeni presionin, na jep cilësi.

Ai është një mesfushor modern sepse mund të bëjë gjithçka. Nuk është specialist në një pozicion, mund të luajë në çdo pozicion të mesfushës. Do të thotë shumë për ne që e kemi në skuadër. Kemi një mesfushë me përvojë, cilësi dhe rini”, tha Ancelotti./albeu.com/


Shtuar 21.09.2021 20:43