Abuzoi me të miturën, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

Policia ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar në Tiranë pasi dyshohet se dy vite më parë ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur, pa dëshirën e saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 10:54