Abuzoi me një vajzë të mitur, arrestohet 65-vjeçari në Lushnjë policia i gjen armë në banesë

Një 65-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Shtetasi Xh.V., banues në Berat, kishte marrë me qira banesën në Lushnjë, ku policia gjeti edhe 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com

 

 


Shtuar 13.01.2023 16:21