A është i rrezikshëm tensioni i ulët gjatë shtatzënisë?

Nuk është diçka e pazakontë që një grua shtatzënë të ketë tension të ulët gjaku. Kjo ndodh sepse qarkullimi i gjakut peson çrregullime dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut, duke çuar në uljen e presionit të gjakut.

Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në tensionin tuaj të gjakut.  Niveli më i ulët i presionit të gjakut në shtatzëni është në mes të tremujorit të dytë. Rënia e presionit është e lidhur me rritjen e progesteronit, një hormon që ka funksion të sigurojë rrjedhën e mirë të shtatzënisë. Për më tepër, në nëntë muaj ka një kalim të shpejtë të gjakut midis arterieve dhe venave të mitrës, për shkak të rritjes së rrjedhës së gjakut në placentë. Kjo shkakton një ulje të fortë të presionit të gjakut. Vlerat normale të presionit të gjakut janë midis 120-80 mmHg, por në shtatzani ato mund të bien më tej, ndërsa flasim për presion të ulët të gjakut kur vlerat bien nën 90-60 mmHg.

Faktorë të tjerë që mund të kontribuojnë në presionin e ulët të gjakut përfshijnë: Dehidratimin, aneminë, gjakderdhjet e brendshme, pushim të zgjatur në krevat, medikamente të caktuara,kushtet e zemrës, çrregullime endokrine, çrregullime të veshkave, infeksionet, mangësitë ushqyese, reaksionet alergjike.

Simptomat e tensionit të ulët të gjakut në shtatzëni:

– Marramendje dhe zbehje.

– Shikimi mund të jetë i dobët nëse ngriheni menjëherë

– Ulja e tensionit të gjakut në shtatzëni mund të shkaktojë probleme me veshka dhe sulm në zemër.

Gratë shtatzëna duhet patjetër të bëjnë një kontroll tek një mjek i specializuar nëse ky problem i shoqërohet edhe me simptoma të tjera shqetësuese si:

– Zbehje

– Gjakderdhje

– Dhimbje të forta koke

– Ndryshime në shikim

– Dhimbje në gjoks

– Gulçim

– Lodhje

– Mpirje, veçanërisht në njërën anë të trupit.

 


Shtuar 16.06.2022 19:10