61-vjeçarit që ngacmoi seksualisht 3 të mitura, i bie të fikët në sallën e gjyqit

Gjatë seancës së sotme gjyqësore 61-vjeçarit në Gjirokastër të akuzuar për ngacmim seksual nda tret ë miturve, i ka rënë të fikët.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjykaten e Faktit në Gjirokastër kur jepej masa e arrestit ndaj Vasil Mullaj,  i akuzuar për ngacmim seksual ndaj tre të miturave. Mësohet se 61-vjecari ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit pasi dha spegimin e tij për ngjarjen e para 4 diteve.

Pasi ka folur një orë, ai ka rënë përtokë dhe menjëhere gjykatesja ndërpreu seancen deri sa të rikthehet normaliteti shëndetesor i të akuzuarit.

Burime nga Policia e Gjirokastres konfirmojnë se prej 3 ditësh Mullaj që kur është arrestuar, ka hyrë në grevë urie. Ai nuk pranon as ujë dhe as ushqim në forme proteste ndaj akuzes që i është bërë duke e cilësuar atë të padrejtë./albeu.com

Shtuar 18.06.2021 11:27