Gjykata cakton masën e sigurisë për Edison Begajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ndaj Edison Begat. Ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg”.

Masa është dhënë në ambientet e spitalit të Vlorës, ku po merr mjekim pas atentati që u bë ndaj tij dy javë më parë.

Begaj u arrestua me 14 qershor pas kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, knë ambientet e jashtme të një lokali, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

 

Edison Begaj rezulton gjithashtu të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Kujtojmë se ndaj tij, u bë një atentat me armë zjarri më 29 maj pranë shtëpisë së tij në Vlorë./albeu.com

Shtuar 18.06.2021 11:31