4 lloje të dhimbjes së kokës që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Dhimbja e kokës është një sëmundje shumë e shpeshtë që prek shumë prej nesh, dhe shpesh nuk i kushtojmë vëmendje adekuate, megjithatë në disa raste nuk duhet absolutisht na marrim lehtë.

Dhimbja e kokës është në fakt vetëm një mënyrë e përgjithshme për të treguar dhimbjen pulsuese dhe të vazhdueshme që prek kokën, e cila mund të shkaktohet nga lagështia, tensioni, sinusiti, presioni i lartë i gjakut, etj.

Ndonjëherë është stresi ai që na e shkakton, ndonjëherë mungesa e një pushimi adekuat dhe rigjenerues të natës. Megjithatë, në disa raste, është mirë të dini se dhimbja e kokës ka origjinë shumë më serioze dhe nuk duhet neglizhuar, si për shembull kur sinjalizon praninë e një aneurizme.

Sidomos nëse është e vazhdueshme dhe shumë e fortë, është mirë të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Në fakt, pikërisht se janë shkaktarë çrregullime shumë të rëndësishme, duhet të jemi në gjendje të njohim dhe dallojmë 4 llojet e dhimbjeve të kokës që nuk duhen anashkaluar kurrë.

4 llojet e dhimbjeve të kokës që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Dhimbja është një sinjal që trupi na dërgon për të na paralajmëruar se diçka nuk është në rregull. Në këto raste duhet absolutisht të konsiderojmë të bëjmë një vizitë të plotë:

-Dhimbje koke e papritur dhe dërrmuese

-Dhimbje koke e papërjetuar në asnjë rast tjetër

-Dhimbje e fortë e papritur që ju pengon të kryeni aktivitete normale

-Dhimbje të forta të papritura të shoqëruara me ndjesi shpimi gjilpërash dhe paralizë të fytyrës

Në fakt, në këto 4 raste dhimbja e kokës mund të jetë shenjë e goditjes në tru, hemorragji cerebrale dhe aneurizma, situata të cilat për të shmangur rrezikun e vdekjes apo dëmtimit të trurit, kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore.


Shtuar 17.06.2022 22:57