38 vjeçari shqiptar arrestohet rastësisht nga “gabimi’ i pronarit

Një 38 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane ndërsa udhëtonte me një makinë A4.

Sokol Sollaku banues në Chiaravallo, në provincën e Ankonës, rezulton i dënuar me mbi 6 vite burg. Më 11 mars u lëshua urdhri i arrestit ndaj tij nga prokurori i Perugias.

Ai duhet të vuajë 6 vjet, 8 muaj dhe 11 ditë burgim për akuzat që lidhen me drogën dhe dhunën të kryera nga viti 2008 deri në 2016.

Sollaku po udhëtonte drejt Triestes me një Ford Kuga në vendin e pasagjerit në momentin kur u arrestua. Ishin manovrat e dyshimta të automjetit në një zonë me trafik të rënduar ajo që ngriti dyshimet e policisë.

Në timonin e Ford Kuga ishte një shtetas shqiptar 45-vjeçar, pronar i një kompanie ndërtimi dhe punëdhënës i Sokoli, i pavetëdijshëm për situatën.


Shtuar 18.03.2021 18:44