San Siro i ri, ja të rejat më të fundit

Vitet e fundit kemi dëgjuar shpesh për ndërtimin e një stadiumi të ri në Milano.

Por deri më tani San Siro i ri ende nuk ka nisur.

Majori i Milanit, Sala ka konfirmuar se projekti tani është ndalur dhe nuk do rinis derisa Inter të vendos për të ardhmen e klubit.

“Mendoj se derisa Inter të qartësojë fatin e saj, gjërat duhet domosdoshmërish të jenë të forta për ne”.

“Dua ta them qartë për njerëzit në Milan se nuk jemi duke folur vetëm për stadiumin, por projekt në të cilin gjysma e investimeve do jenë në stadium dhe gjysma tjetër për të ardhmen e vendit”.

“Nënkupton që do jenë pesë ose gjashtë vite punë. Kam biseduar me respekt me Zhang, por ata duhet të qartësojnë të ardhmen e klubit, deri atëherë është logjike të ndalet”, tha ai. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 18:39