Larg Liverpool, zbulohen 3 ekipet që duan Shaqirin

E ardhmja e sulmuesit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri duket se është larg “Anfield”.

Raportimet e fundit nga mediat angleze thonë se Shaqiri do largohet në verën e ardhshme

Sipas Liverpool Echo, Lazio, Sevilla dhe Fenerbahce janë në grupin e skuadrave që janë duke ndjekur shqiptarin.

Shaqiri së fundmi ka nisur të këtë minutazhë më të lartë të skuadra e Jurgen Klopp, andaj mund të shitet në verë për 20 milionë euro, vlerë e cila do t’i ndihmonte “Reds” të dalin nga kriza.

Këtë sezon Shaqiri ka zhvilluar 18 ndeshje duke regjistruar një gol dhe dhuruar katër asistime.


Shtuar 18.03.2021 18:51