Nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, rrugët në Shqipëri vazhdojnë të shtrohen me ‘florinj’. Në një tender të fundit, pak më pak se 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria e Edi Ramës ka vendosur që të japë 34 milionë euro vetëm për zgjerimin e 6 kilometrave rrugë në autostradën Tiranë-Durrës.
Punimet pritet të bëhen brenda dy vitesh, ndërkohë që nuk ka asnjë transparencë në lidhje me tenderin e dhënë.
Ndërhyrjet do të bëhen përgjatë 6 km të autostradës nga kthesa e Kamzës, deri tek mbikalimi i Kasharit.
Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë.
Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës, varion nga 90 000 deri 120 000 makina në 24 orë.