Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pogradec, ku një 33-vjeçar dyshohet se ka rrahur të ëmën.
I riu ka rënë në prangat e policisë pas ngjarjes.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Sh. B., 33 vjeç, banues në fshatin Laktesh, Pogradec, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij S. B., 59 vjeçe./albeu.com/