30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Ambasada amerikane: Sot festojmë!

Me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasade amerikane në Tiranë ka ndarë një video-mesazh ku përshëndet marrëdhënien dy palëshe.

Ambasada amerikane më tej përcjell  edhe një mesazh të ambasadorit Ëilliam EdËin Ryerson

“Sot ne festojmë një datë shumë të rëndësishme! 30 vjet më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike. Për të festuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara që t’i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar. Ata pranuan me kënaqësi, duke thënë se sa shumë u mungon ky vend. Përgjatë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre Ambasadorëve dhe do të festojmë së bashku këtë datë të rëndësishme. Ambasada Amerikane në Tiranë u hap në 1 Tetor 1991 dhe Ambasadori i parë i ShBA në Shqipëri ishte Ëilliam Edëin Ryerson, i cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 21 Dhjetor 1991. Dëgjoni mesazhin e tij”, thuhet në njoftim.

 

Shtuar 15.03.2021 10:03