Messi do të arrijë një rekord të rëndësishëm në ndeshjen ndaj Huescas

Lionel Messi është vetëm një ndeshje larg, thyerjes së një rekordi shumë të rëndësishëm.

Në ndeshjen ndaj Huescas, argjentinasi do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës.

Xavi është lojtari i cili ka pasur më së shumti paraqitje tek Barça, me gjithsej 767 paraqitje në të gjitha garat.

Messi tashmë ka 766 paraqitje dhe me ndeshjen ndaj Huescas ai do të barazojë rekordin që do të thotë se tani e  tutje ai do bëhet lojtari më më së shumti paraqitje në histori të “Blaugranëve”.

Edhe Xavi u shpreh i kënaqur që ky rekord po thyhet nga Messi.

“Duhej të ishte Leo. Është mirë kur lojtari më i mirë në histori është ai që ka mbrojtur ngjyrat e Barçës më së shumti”, përfundoi Xavi. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 10:25