28 të vdekur deri tani! Beteja me flakët, Greqia kthen tragetin në spital

Greqia po përballet me flakët e zjarrit gjithandej, ndërsa deri më tani raportohet pëfr 28 emigrantë të vdekur mes zjarreve.

Ndërkohe, dhjetëra pacientë janë larguar nga një spital në verilindje pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit raporton Protothema.

Sipas Rojës Bregdetare, 65 pacientë janë transportuar në mënyrë të sigurt në traget.

Në pamjet e siguruara pacientët e lidhur me oksigjenin shihen të shtrirë në dyshekë në kuvertën e anijes të shndërruar në repart spitalor. Në breg u ngritën edhe tenda.

Në ndihmë janë gjithsej 30 autoambulanca si dhe 3 automjete ushtarake nën koordinimin e presidentit të EKAV Nikos Papaefstathiou.


Shtuar 22.08.2023 19:05