Rreth 100 efektivë policie janë vendosur përpara Kryeministrisë, aty ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën në shenjë revolte qytetare, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Pas largimit me forcë të qytetarëve protestues, u ndërmor edhe sekuestrimi i stolave metalikë që ata i përdornin gjatë mbrëmjes si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, nga ku shprehnin pakënaqësitë e tyre.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, sot pritet të zhvillohet protesta e 29-të kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në atë që e cilësojnë si protestën e 29-të radhazi.
