Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike për mediat një paketë ndihme për të përballuar inflacionin.
Përmes një konference për media, Kurti ka treguar se kjo paketë do të ndihmojë pensionistët, ata me asistencë sociale, zyrtarët publik, punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe për sektorin privat.
Këtë vendim të qeverisë së Kosovës e ka përshëndetur dhe Partia Demokratike. Deputeti Dashnor Sula shkruan se ky vendim i qeverisë së Kosovës duhet të jetë dhe një mësim për Shqipërinë.
Postimi i plotë i Dashnor Sulës:
Bravo qeverisë së Kosovës dhe uroj të jet një mësim për ne në Shqipëri.
Kosova është një shtet më i varfër sesa Shqipëria. Mirëpo shqiptarët e Shqipërisë janë më në hall sesa shqiptarët e Kosovës.
���Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar sot masat e reja kundër krizës që do të përfshijnë: nga shtatori pensionistët do të marrin nga 100 euro, me nga 50 euro zyrtarët publikë, ndërsa me nga 100 euro punëtorët e ndërmarrjeve publike.
Ndërsa për punëtorët e sektorit privat u tha se Qeveria do të subvencionojë për tre muaj ato biznese që i rrisin pagat e punëtorëve, pra gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muaj.
Në total, Kurti tha se do të ndahen 150 milionë euro për pakon për përballen me inflacion”.
���Ndërkohë në Shqipëri, kryeministri e ka mëndjen për Open Ballkan që lë jashtë vëllezrit tanë, dhe sigurisht për ti lëshuar rruspat bizneseve dhe policinë qytetarëve që kërkojnë të drejta.
Që nga maji asnjë lek për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Se për administratën mendon vetëm para zgjedhjeve ky, si shkon mendja për ta kur kanë hall, ndërsa për punonjësit e sektorit publik vetëm se u çon taksidarë.
Para pak ditësh doli znj.Ibrahimaj në një konferencë tha që shumë shpejt do dali VKM për paketën e dytë, por dita tretë sot dhe zero masa. Ndërkohë që çmimet nuk ndalen së rrituri.
Edhe kur të miratohet VKM, sërish shuma që do akordohet nuk shkon as sa ajo e Kosovës. Rreth 100 milionë euro ose 12.1 miliardë lekë.
Shqipëria si një vend me numër popullsie dhe më e pasur si shtet do duhet të kishte një paketë më të gjerë në ndihmë të shqiptarëve, por jo.
Më pak para për qytetarët sepse më e madhe është vjedhja nga pushtetarët.
Për të miratuar paketën për qytetarët e zvarrit SULLTANI paketën e ndihmës ndersa për një grusht klientësh 60 milion euro avulluan pa mbyllur e hapur sytë.
Ky është turp dhe super skandal./albeu.com/