10 vdekje nga COVID-19 në Kosovë, bien ndjeshëm rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, 10 persona kanë humbur betejën me COVID-19 dhe janë regjistruar 173 raste pozitive.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 2.261 persona, kurse raste aktive janë 9.764.

Në 24 orët e fundit janë administruar 19.193 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në total janë dhënë 1.167.006./albeu.com

 


Shtuar 19.09.2021 15:04