Policia e Kosovës ka vijuar edhe sot kontrollet në fshatin Jabukë, në zonën e Zubin Potokut. Operacioni po zhvillohet për shkak të dyshimeve lidhur me posedimin e armëve ilegale.
Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, konfirmoi se kontrolle po kryhen edhe në lokacione të tjera.
Të lidhura
None found
Aktualisht nuk ka të dhëna nëse gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë apo nëse është arrestuar ndonjë person.
Elshani deklaroi se, për momentin, nuk mund të japë detaje rreth rezultateve të aksionit.
