Vetëvendosje merr pjesën më të madhe të fondit të KQZ-së për partitë parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ndarjen e fondit për subjektet politike që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026, në vlerë totale prej 2 milionë e 113 mijë e 735 euro e 89 cent.

Të lidhura

None found

Pjesa më e madhe e mjeteve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të përfitojë 881 mijë e 253 euro e 70 cent. Nga kjo shumë, 850 mijë e 586 euro e 30 cent ndahen nga fondi bazë për 49 deputetët e saj, ndërsa 30 mijë e 667 euro e 40 cent vijnë nga kuota gjinore.

Nga fondi i përgjithshëm, 2 milionë e 83 mijë e 68 euro e 49 cent shpërndahen sipas numrit të ulëseve në Kuvend, kurse 30 mijë e 667 euro e 40 cent janë paraparë për kuotën gjinore.

Image

Sipas të dhënave të KQZ-së, të raportuara nga KosovaPress, për secilin deputet që ka siguruar mandat në bazë të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit, subjektet politike përfitojnë nga 17 mijë e 358 euro e 9 centë.

Partia Demokratike e Kosovës do të marrë 381 mijë e 895 euro e 89 cent për 22 deputetët e saj. Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë ndarë 312 mijë e 460 euro e 27 cent për 18 përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Republikës.

Lista Serbe do të përfitojë 156 mijë e 230 euro e 14 cent për 9 anëtarët që i dërgon në organin legjislativ. Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i takojnë 121 mijë e 512 euro e 33 cent, ndërsa “GUXO” do të marrë 52 mijë e 76 euro e 71 cent për 3 deputetët e zgjedhur.

Kosova Demokratik Türk Partisi do të përfitojë 34 mijë e 717 euro e 81 cent. Alternativa, Nisma Socialdemokrate, Jedinstvena Goranska Partija, Koalicija Vakat, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA), Socijaldemokratska Unija dhe Za Slobodu Pravdu i Opstanak do të marrin secila nga 17 mijë e 358 euro e 90 cent.

Megjithëse rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026 janë certifikuar para 10 ditëve, Kuvendi i Republikës ende nuk është konstituuar.


Shtuar 14.07.2026 16:23

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş