Jashari kritikon kthimin e Ligjit për Specialen: Presidentja nuk është e pafajshme

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për ta rikthyer në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai e konsideroi këtë veprim të padrejtë dhe tha se presidentja nuk mund të shihet si e pafajshme në këtë rast.

Sipas Jasharit, kthimi i ligjit për rishqyrtim, pa u paraqitur qartë vërejtjet konkrete, është i papranueshëm. Ai e cilësoi si të turpshme kërkesën për rikthimin e tij në Kuvend.

Të lidhura

None found

“Ne do t’i shqyrtojmë bashkërisht, por edhe presidentja nuk është e pafajshme, sepse nëse është bërë një kërkesë e padrejtë që mendoj që ka qenë një akt i turpshëm, të bëhet thirrje që të kthehet në parlament ligji, mendoj se nuk e di sa është e drejtë nga presidentja që të kthehet ligji për plotësim ndryshim pa e shënuar asnjë rresht se ku janë vërejtjet e këtij ligji. Kjo është argumentuar edhe nga ata të cilët e kanë përpiluar dhe kanë marrë pjesë për të dërguar këtë ligj për të votuar”, tha Jashari.

Ai shprehu dyshimin se pas këtij vendimi mund të fshihen interesa politike, duke nënvizuar se ende nuk kanë marrë shpjegime për arsyet e kthimit të ligjit apo për përmbajtjen e vërejtjeve ndaj tij.

“Nuk kemi përgjigje që të na sqarojnë pse është kthyer ligji dhe ku janë vërejtjet, por ai ligj sipas deklaratave nuk ka vërejtje është kthyer komplet, bëhet kërkesë që të votohet përsëri. Kemi të drejtë të mendojmë që kjo është një lojë politike. Ju bëjmë thirrje që lojëra të tilla, kur është në pyetje lufta, sakrifica të ndërpriten sepse nuk ka të drejtë askush të bëj kompromise me luftën tonë të shenjtë”, u shpreh ai.

Presidentja Justina Shiroka-Pula e riktheu më 22 tetor në Kuvend, për rishqyrtim, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Presidenca bëri të ditur se vendimi u mor pas propozimit zyrtar të Grupit Parlamentar të PDK-së, me synim rishikimin e dispozitave që kanë të bëjnë me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe sigurimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në Hagë.


Shtuar më 17.11.2026 12:52

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet