Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas vendimit për t’i shqiptuar ish-presidentit Hashim Thaçi edhe 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë.
Sipas Cakollit, kjo masë do të vuhet veçmas nga dënimi prej 25 vjetësh i dhënë në rastin kryesor. Nëse të dy aktgjykimet mbeten në fuqi, atëherë dënimi i përgjithshëm i Thaçit do të arrijë në 26 vjet e 5 muaj burgim.
Të lidhura
None found
Cakolli ka shprehur shqetësim edhe për mënyrën se si do të përllogaritet koha e kaluar në paraburgim. Ai thekson se nuk është sqaruar nëse periudha e kaluar nën urdhërarrestin e dytë do të zbritet nga dënimi i ri.
Në reagimin e tij, Cakolli ka shkruar se me vendimin e sotëm Thaçit iu shtuan 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë. Sipas tij, gjykatësi vendosi që kjo masë të vuhet veçmas nga dënimi prej 25 vjetësh në rastin kryesor, duke e çuar totalin në 26 vjet e 5 muaj, nëse të dy vendimet gjyqësore mbeten në fuqi.
Ai e konsideron veçanërisht problematike çështjen e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim. Që prej 5 dhjetorit 2024, Thaçi ndodhet nën një urdhërarrest të veçantë për rastin e pengimit të drejtësisë. Kjo nënkupton se kanë kaluar më shumë se 23 muaj nën urdhërarrestin e dytë, ndërsa dënimi i shpallur tani është 17 muaj.
Cakolli ka vënë në dukje se për dy persona të tjerë të dënuar në të njëjtin rast ishte përcaktuar qartë që koha e paraburgimit të llogaritej si pjesë e dënimit, të cilin ata tashmë e kanë përfunduar. Në rastin e Thaçit, përkundrazi, dënimi është vendosur si shtesë, pa u saktësuar mënyra e përllogaritjes së kohës së kaluar nën urdhërarrestin e dytë.
Sipas tij, rregullat e Gjykatës parashikojnë që periudha e paraburgimit të zbritet nga dënimi. Megjithatë, gjykatësi duket se ka zbatuar parimin që e njëjta periudhë të merret parasysh vetëm një herë, duke ia njohur Thaçit në kuadër të dënimit për rastin kryesor.
Cakolli pyet nëse urdhërarresti i dytë ka qenë i pavarur dhe ka shërbyer si bazë për mbajtjen e Thaçit në paraburgim, përse koha e kaluar nën atë urdhërarrest nuk do t’i njihet në dënimin për të njëjtin rast.







