Para Kuvendit të Kosovës është zhvilluar një aksion simbolik, ku është ekspozuar një fotografi bashkë me letrën e Arlinda Zekajt, e vrarë në Vitomiricë të Pejës.
Përmes mesazhit kërkohet që institucionet të mbajnë përgjegjësi për rastin, ndërsa theksohet se garantimi i jetës së qytetarëve duhet të jetë përparësi e tyre.
Të lidhura
None found
“Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë jetën e saj. Ne, assesi nuk guxojmë të lejojmë që Arlinda të vdesë”, thuhet në shënimin e vendosur nga një qytetar.
Mesazhi nënvizon gjithashtu se mbrojtja e të drejtave dhe e jetës së qytetarëve duhet të jetë përgjegjësi mbi çdo çështje tjetër.








