Testi kualifikues për kandidatët që i kanë plotësuar kushtet për prokurorë do të zhvillohet të shtunën, më 7 nëntor 2026, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Këtë e bëri të ditur Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Të lidhura
None found
Njoftimit i është bashkëngjitur lista e 453 kandidatëve që kanë të drejtë t’i nënshtrohen testit.
Regjistrimi do të bëhet nga ora 12:00 deri në 12:30. Në orën 12:30 dyert e sallës do të mbyllen dhe kandidatët që mbërrijnë më vonë nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim, sipas njoftimit.






