Shaqiri dhe tre yje të tjerë nxirren në shitje nga Liverpool

Liverpool pret të bëjë shumë ndryshime gjatë afatit kamlimtar të verës. Për të ofruar, fillimisht duhet të largosh, dhe “të kuqtë” i kanë piketuar lojtarët do të largojë, ku mes Matip, Chamberlain e Origi është edhe Shaqiri.

Sipas mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me futbollistët në fjalë dhe ka vendosur që të i vë në shitje.

Xherdan Shaqiri, mesfushori kosovar që në “Anfield” erdhi në vitin 2018 me Liverpoolin fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Futbollisti nga Zhegra sipas të gjitha gjasave do të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës, pas tre viteve të kaluara në “Anfield”. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 14:55