Radhë kilometrike në hyrje të Elbasanit, qindra qytetarë dynden për të festuar Ditën e Verës (VIDEO)

Me qindra qytetarë nga Tirana, por jo vetëm janë dyndur sot në qytetin e Elbasanit aty ku festohet çdo vit festa e Ditës së Verës. Në pamje shihet radha kilometrike e automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Edhe pse COVID-19 vijon të jetë po aq kërcënues për jetët e tyre, qytetarët nuk kanë hezituar që t’u bashkohen festimeve. Edhe këtë 14 mars si zakonisht nuk kanë munguar aktivitetet dhe eventet e organizuara nga Bashkia Elbasan.

Festimi i Ditës së Verës kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi./albeu.com


Shtuar 14.03.2021 14:46