Rudolph riafirmon përkrahjen e Gjermanisë për drejtësinë në Kosovë

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka pritur në rezidencën e tij në Prishtinë kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi.

Siç bëri të ditur Këshilli Prokurorial i Kosovës, në këtë takim u bisedua për vizitën zyrtare që Gashi zhvilloi në Gjermani, me fokus të posaçëm te përvojat dhe praktikat e përfituara atje, të cilat synojnë përparimin e sistemit prokurorial në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, të dyja palët vlerësuan edhe bashkëpunimin e deritanishëm mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ndërsa shprehën gatishmëri për ta thelluar partneritetin në fushat me interes të përbashkët, sidomos në shkëmbimin e përvojave profesionale, ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e proceseve reformuese në sistemin prokurorial.

Gashi e falënderoi Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke nënvizuar se ky bashkëpunim luan rol të rëndësishëm në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ndërkaq, ambasadori Rudolph rikonfirmoi mbështetjen gjermane për zhvillimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai çmoi angazhimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për avancimin e reformave, ngritjen e standardeve profesionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar se partneriteti mes institucioneve të të dy vendeve mbetet thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një sistemi prokurorial efikas, të pavarur dhe në përputhje me standardet evropiane.


Shtuar 29.06.2026 18:07

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet