Qeveria në detyrë miraton një sërë vendimesh: nga projektet kapitale te mbështetja me 3 milionë euro për mërgatën

Qeveria në detyrë e Kosovës zhvilloi sot mbledhjen e saj të rregullt, ku miratoi disa vendime që prekin infrastrukturën, zhvillimin rajonal, drejtësinë dhe ekonominë.

Ndër çështjet kryesore të aprovuara ishin rialokimi i miliona eurove për projekte kapitale në komuna, ndarja e mjeteve për mbështetjen e mërgatës, emërimi i Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrakos”, si dhe nisma për një marrëveshje granti që synon forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Të lidhura

None found

Po ashtu, ekzekutivi mori vendime që kanë të bëjnë me procedura shpronësimi për projekte infrastrukturore, si edhe me funksionimin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në mbledhje u miratua ndarja e 3,000,000.00 € (tre milionë euro) për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Qeveria aprovoi gjithashtu ndarjen e 44,004.22 € (dyzet e katër mijë e katër euro e njëzet e dy centë) për Komunën e Shtimes, me qëllim përfundimin e projektit “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Shtime”, përmes Klauzolës së Investimeve.

Një tjetër vendim ishte emërimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore ”lnfrakos” Sh.A. Në këtë përbërje janë: Getuar Zogu, kryesues; Detrina Alishani Sopi, anëtare; Fjolla Gashi, anëtare; dhe Genc Hundozi, anëtar.

U miratua edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për KOMPAS – Projekti i Qasjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor.

Në fushën e financave dhe drejtësisë, Qeveria miratoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e 200,000.00 € (dyqind mijë euro), të dedikuara për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Po ashtu, u aprovua kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në vlerë prej 12,513.00 € (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

Qeveria miratoi vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,150,000.00 € në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, nën programin Projektet e Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale. Mjetet kalojnë nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, në 4 (katër) projekte kapitale të reja, në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe kryetarët e komunave përkatëse.

Një tjetër rialokim u miratua në shumën 1,050,000.00 € për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të programit Administrata Qendrore. Këto mjete, nga kategoria e shpenzimeve kapitale dhe nga projekti “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, kalojnë në 4 (katër) projekte kapitale, sipas 4 (katër) marrëveshjeve për mbështetje financiare të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe kryetarët e komunave përkatëse.

Po në këtë mbledhje u aprovua edhe rialokimi i 350,000.00 € (treqind e pesëdhjetë mijë euro) në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, nën programin Administrata Qendrore. Këto mjete zhvendosen nga kategoria e investimeve kapitale, përkatësisht nga projekti “Programi për Zhvillim Rajonal”, në tetë (8) projekte të investimit kapital, në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetarët e komunave.

Në aspektin juridik, ekzekutivi vendosi ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare (Ex-Officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Gjithashtu u miratua ndalimi i ekzekutimit të aktit administrativ për lartësinë e shpenzimeve të regjistrimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, po ashtu deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Qeveria emëroi edhe Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në fushën e infrastrukturës, u miratua vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitzës në rrugën: Hani i Elezit-Gorancë, Zona Kdadastrale: Rezhancë, Komuna e Hanit të Elezit.

Po ashtu, u miratua edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj-Bishtazhin, Zona Kadastrale: Gjonaj, Komuna e Prizrenit.

Një nga vendimet e marra ishte edhe miratimi i qiradhënies për një sipërfaqe prej 99715 metër katrorë nga sipërfaqja e përgjithshme prej 1685079 metër katrorë, sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Qiraja jepet për 15 vite dhe ka të bëjë me nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror në Zonën Kadastrale Seqisht, Komuna Hani i Elezit.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetjojobetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş