Pas shiut të rrëmbyeshëm, rrugët e Prishtinës pushtohen nga uji

Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë nën pushtetin e ujit që nga orët e pasdites, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm. Situatë më kritike është raportuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se ekipet emergjente janë në terren, bashkë me zjarrfikësit, për të kontrolluar gjendjen. Nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar ky shi, pas një jave me temperatura të larta.


Shtuar 23.06.2024 21:25

Tags: